Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot seancë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Mbështetësit kanë mbërritur para GJKKO herët, ata kanë duartrokitur dhe ka pasur ovacione në mbështetje të kreut të Bashkisë Tiranë.
Agjentët e BKH-së zbarkuan mesditën e së hënës në zyrat e Bashkisë Tiranë ku ekzekutuan masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun.
Gjithashtu, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Ajola Xoxën, masë e cila u ekzekutua në orët e mbrëmjes kur ajo u kthye nga Roma ku dhe ndodhej prej ditësh.
Gjithashtu nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ janë vendosur dhe 4 biznesmenë te tjerë si të përfshirë në hetimet që po zhvillohen kundrejt Veliaj; Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha dhe Meriman Palushi. Ndërsa, në pranga ditën e djeshme ra dhe biznesmeni Elman Abule.