Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sulmi të armatosur në një market në Kiev, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona.
Në deklaratën e tij, Zelensky bëri me dije se autori i sulmit është neutralizuar nga policia, ndërsa një pjesë e të plagosurve po marrin trajtim mjekësor.
“Aktualisht, dhjetë persona janë të shtruar në spital me plagë dhe lëndime. Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Katër pengje u shpëtuan. Hetimet po vazhdojnë,” u shpreh ai.
Sipas presidentit ukrainas, në vendngjarje po punojnë hetuesit e Policia Kombëtare e Ukrainës dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Zelensky shtoi gjithashtu se ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme dhe drejtuesit e policisë që të informojnë publikun me të gjitha të dhënat e verifikuara në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.



