back to top
25.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëSkënder Hita, një standard i ri profesionalizmi në Policinë e Shtetit

Skënder Hita, një standard i ri profesionalizmi në Policinë e Shtetit

Nga Hysen Myzyri

Ka njerëz që e shohin postin drejtues si pozicion pushteti… dhe ka të tjerë që e përjetojnë si përgjegjësi personale dhe si një formë shërbimi publik.

Në një kohë kur tensionet politike dhe protestat testojnë kufijtë e shtetit, Skënder Hita mbrojti pronën publike, institucionet e shtetit dhe, mbi të gjitha, dinjitetin e trupës policore, duke vendosur në qendër sigurinë e qytetarit. Në një ekuacion të tillë, profesionalizmi i treguar shkon përtej standardeve që jemi mësuar të shohim në vite, duke e afruar modelin e ndërhyrjes me praktikat më të mira të policimit europian.

Përtej fishekzjarreve populiste të natës së djeshme, jo vetëm si retorikë, por edhe si akt, u pa se shteti nuk matet me zhurmën e momentit, por me aftësinë për të mbajtur nën kontroll forcën.

Përtej kësaj, unë mendoj se Skënder Hita, në raport me paraardhësit e tij, është ndër të paktët drejtues të Policisë që ka dëshmuar se me maturine e një burri shteti, mund të bëhësh garanti i rendit dhe sigurise.

Historia jonë e ka provuar këtë në mënyrën më të dhimbshme. Viti 1997 mbetet një kujtesë e fortë se çfarë ndodh kur kjo barrë bie nga duart e shtetit dhe autoriteti legjitim shpërbëhet.

Në këtë kontekst, roli i drejtuesve të institucioneve të sigurisë nuk matet me zë të lartë, por me qëndrueshmëri.

Profesor Ervin Karamuço, ka theksuar publikisht se Skënder Hita është përballur pa kompromis me elementë të krimit.
Zoti Hita po punon për interesin e ligjit dhe të qytetarit, këte qëndrim ka patur një ndër Profesorët më të mirë.

Në një realitet ku përballje të tilla shpesh shmangen, Skënder Hita ishte ai burri që ka treguar se nuk është tërhequr përballë tyre. Edhe në pozicione më të ulëta ka dëshmuar vendosmërinë më të lartë, çka e bën edhe më domethënës ushtrimin e këtij roli sot, në krye të Policisë së Shtetit.

Dëshmi të tilla tregojnë se shkalla e ngjitjes në karrierë, si rrallëherë në Shqipëri, nuk përcaktohet nga ‘rrymat’ e padukshme të ndikimeve politike apo të interesave të tjera, por nga një fije e qëndrueshme që buron nga pasioni për shërbimin ndaj sigurisë publike dhe nga përkushtimi për të mbrojtur, pa tundim, rolin e Policisë në komunitet. Dhe kjo, në vetvete, mund të konsiderohet një risi në realitetin e shtetit shqiptar të dekadave të fundit.

Por ajo që bën diferencën nuk është vetëm vendosmëria për t’u përballur, por mënyra se si ushtrohet kjo forcë.

Modestia nuk është heshtje. Është forcë e brendshme.
Dhe në një detyrë ku pushteti mund të keqpërdoret lehtësisht, vetëkontrolli bëhet virtyti më i rrallë.

Në një botë ku shpesh fjalët janë më të mëdha se veprat, mbetet gjithmonë më e vështirë të jesh i drejtë sesa i fortë.

Sepse në fund, monopoli i dhunës nuk i besohet atij që e kërkon, por atij që di ta mbajë nën kontroll, pa zhurmë, pa teprime, por me përgjegjësi.

Dhe ndoshta kjo është ajo që e ndan autoritetin nga frika:
madhështia e vërtetë nuk bërtet… ajo funksionon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat