Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Deputetja e Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e gjykatave.
Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa u shpreh se Balla, përpara se të kritikojë gjyqtarët publikisht, duhet të kujtojë qëndrimet e tij të mëparshme, kur sipas saj, në cilësinë e ministrit, ai ka njohur dhe respektuar vendimet e gjykatës administrative.
“Para se të bëjë video duke anatemuar gjyqtarët, le të dëgjojë veten si ministër kur njihte dhe respektonte vendimet e gjykatës administrative. Bëhet fjalë për të njëjtin rast dhe të njëjtin gjyqtar,” shkruan Zhupa.
Deputetja demokrate shton më tej se shumica parlamentare, sipas saj, po vepron si mbi çdo pushtet, duke akuzuar se Kuvendi është kthyer në një “seksion të Partisë Socialiste”.
Reagimi i Zhupës vjen në kuadër të përplasjeve politike mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me vendimet e gjykatave dhe funksionimin e institucioneve.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



