Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Bathore, në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj tre vëllezërve, Selam, Nazmi dhe Shefqet Islamaj, pas një konflikti mes tyre.
Si pasojë e të shtënave, dy prej vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, kanë humbur jetën, ndërsa vëllai i tretë, Shefqet Islamaj, ka mbetur i plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet e plota të konfliktit që përfundoi në tragjedi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të dokumentuar përgjegjësitë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.



