back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 4 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNafta deri në 195 lekë/litër/ Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nafta deri në 195 lekë/litër/ Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi duke nisur nga ora 15:30 e datës 4 qershor.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil, sipas standardit SSH EN 590, është përcaktuar jo më shumë se 195 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 183 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 175 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 163 lekë për litër.

Bordi i Transparencës bën me dije se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut dhe çmimeve të shitjes së karburanteve në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat