back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaNafta më e shtrenjtë në Ballkan?/ Shqipëria në vendin e 7 në...

Nafta më e shtrenjtë në Ballkan?/ Shqipëria në vendin e 7 në botë për çmimin për litër

Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë dhe të pesin në Europë për çmimin më të lartë të naftës, duke lënë pas vende me të ardhura shumë më të larta për frymë si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Me një çmim mbi 2 dollarë për litër, vendi ynë mban kryesimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me diferencë të dukshme nga Serbia dhe shumë më tepër nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

“Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, shprehet një qytetar, i revoltuar për çmimet në rritje të karburantit në tregjet shqiptare.

Edhe pse importet e karburanteve janë rritur ndjeshëm këtë vit, çmimet në treg nuk reflektojnë aspak as zhvlerësimin e dollarit dhe as uljen e përkohshme të çmimeve në bursa. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se nga janari deri në maj janë importuar gati 280 mijë tonë karburant, me një rritje prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Çdo litër nafte që shitet në tregun shqiptar përbëhet nga çmimi në bursa dhe një seri taksash të larta, të cilat për shumë qytetarë janë kthyer në një barrë të rëndë mbi buxhetin mujor.

“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim,” thotë një tjetër qytetar.

Ndërkohë, Shqipëria renditet më shtrenjtë edhe se vendet si Danimarka apo Lihtenshtajni, ndërsa diferenca mes pagave dhe çmimeve të karburantit tregon një pabarazi të thellë sociale dhe ekonomike, që e bën lëvizjen dhe jetesën çdo ditë e më të papërballueshme për qytetarët shqiptarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat