back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNoka ‘kërcënon” policinë/ “Do të shkojmë në Surrel, drejtorin ua kanë emëruar...

Noka ‘kërcënon” policinë/ “Do të shkojmë në Surrel, drejtorin ua kanë emëruar bandat”

Sekretari organizativ i PD-së, Flamur Noka i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë.

Kur janë bërë gati dy orë që ka nisur protesta, policia ka lëvizur drejt protestuesve te kthesa e Kamzës për t’i shpërndarë.

Pas kësaj lëvizje ka ardhur reagimi i Nokës, i cili ka thënë se do të përshkallëzohet situate do të shkojnë në Surrel.

Noka ka mbajtur fjalin para fytyrës së policëve duke thënë se a keni turp, se drejtori i juaj është i emëruar nga bandat e Durrësit dhe Elbasanit.

“I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Sulltan Surrelit të tërheqi narko-policinë nga provokimi qytetarëve, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve

Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.
Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve”, ka thënë, Noka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat