back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Hape rruga se na ikur petulla”/ Qytetarët përballë deputetëve të PD-së

“Hape rruga se na ikur petulla”/ Qytetarët përballë deputetëve të PD-së

Deputeti Bledjon Nallbati ka kërkuar që të lejohet të kalojë qytetari, i cili u shpreh se duhet të shkojë në spital.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve të tjerë që prisnin në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. “O të tërë, o asnjë. Të gjithë kemi hall”, iu kthyen ata deputetit.

Nallbati: Nuk kemi asgjë personale me askënd. Kjo protestë është e njoftuar prej 10 ditësh

Qytetari: Hape rrugën se na ikur petulla

Protestuesi: Nuk hapet rruga e vëlla

Qytetari: Unë punoj me taksi, kam njerëz që vijnë nga Anglia, janë të rraskapitur, duan të ikin në shtëpi

Nallbati: Është bllokuar kudo, në Tiranë, në Milot, në Bradashesh, në Shkozet

Protestën në rrethrrotullimin e Rrogozhinës e drejtojnë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat