back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPas vërshimeve katastrofale/ Spanja nis 10 mijë ushtarë dhe policë në Valencia

Pas vërshimeve katastrofale/ Spanja nis 10 mijë ushtarë dhe policë në Valencia

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sancez, ka urdhëruar angazhimin e 5.000 ushtarëve shtesë dhe 5.000 zyrtarëve policorë në rajonin e Valencias, teksa banorët lokalë kritikojnë autoritetet për përgjigjen e dhënë pas vërshimeve katastrofale.

Shifra e të vdekurve të shtunën është rritur në 211, dhe shumica e viktimave janë regjistruar në dhe rreth Valencias.

Numri i viktimave pritet të rritet.

Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur të hënën, kanë shkaktuar vërshime, të cilat më pas kanë shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytezat me baltë.

Për pasojë, banorët kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe rrymë.

Mijëra persona kanë udhëtuar drejt zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim të zonës, ndonëse të premten autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku do të kufizohet përgjatë fundjavës në atë pjesë, për të siguruar qasje më të lehtë për punëtorët e urgjencave.

Një banore e zonës e mërzitur nga shkatërrimi që sheh përreth.
Një banore e zonës e mërzitur nga shkatërrimi që sheh përreth.

Ka paralajmërime që do të ketë reshje të reja përgjatë fundjavës në atë rajon.

Rreth 1.700 ushtarë tashmë janë duke punuar në operacionet për kërkim-shpëtim në rajonin e Valencias, ndonëse po shuhen shpresat se do të mund të gjendet ndonjë i mbijetuar.

Autoritetet lokale po kritikohen ashpër për mënyrën e dhënies së ndihmës dhe që nuk i kanë bërë siç duhet paralajmërimet për vërshimet.

Agjencia për mbrojtje civile, e mbikëqyrur nga Qeveria rajonale, e ka nisur një njoftim urgjent në numrat e telefonave të banorëve të zonës, në mbrëmjen e së martës, mirëpo deri atëherë niveli i ujit është rritur në disa zona dhe ka nisur të shkaktojë dëme.

Edhe Qeveria federale në Madrid është përballur me kritika pse nuk e ka mobilizuar ushtrinë më shpejt dhe e ka refuzuar një ofertë të Qeverisë franceze, për të dërguar 200 zjarrfikës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundshme për t’i ndihmuar banorët e prekur nga katastrofa.

Ndryshimet klimatike besohet se janë duke kontribuuar në ashpërsimin e vërshimeve.

Në një raport preliminar të agjencisë Atributi i Motit Botëror, e përbërë prej një grupi shkencëtarësh nga e gjithë bota, që analizojnë rolin e ngrohjes globale në motin ekstrem, është vlerësuar se reshjet e shiut janë 12 për qind më të ashpra sesa që kanë qenë më parë, dhe një mot i tillë ka dyfish më shumë shanse që të përsëritet./REL

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat