Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian dhe njëherësh Nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 maj.
Gjatë vizitës së saj dyditore, Kallas do të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.
Gjithashtu, ajo do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ku do të njihet nga afër me punën e këtij misioni.
Në agjendën e saj është paraparë edhe një takim me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Me të mbërritur në Prishtinë, Kallas do të mbajë një konferencë për media më 22 maj 2025, në orën 15:45, në Shtëpinë e Evropës.
Vizita e saj konsiderohet si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për paqe, siguri dhe integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.



