back to top
21.8 C
Tirana
E diel, 7 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaRama ç'orinetohet/ Pas Zvërnecit, del në mbrojtje të paketës së maleve

Rama ç’orinetohet/ Pas Zvërnecit, del në mbrojtje të paketës së maleve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook, duke mbrojtur “Paketën e Maleve” dhe duke theksuar rëndësinë e saj për zhvillimin ekonomik të zonave malore në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Rama ngriti pyetjen nëse pronarët e tokave në zonat malore, përfshirë ata me prona të trashëguara, nuk duhet të kenë mundësinë të përfitojnë nga pronat e tyre përmes zhvillimit të agroturizmit, fermave apo njësive agropërpunuese.

Sipas kryeministrit, mungesa e certifikatave të pronësisë, si pasojë e mospranimit të ligjit 7501, ka penguar prej vitesh qytetarët të aksesojnë leje ndërtimi, subvencione shtetërore, fonde të Bashkimit Europian dhe kredi bankare.

Rama argumentoi se “Paketa e Maleve” synon të mbyllë këtë boshllëk ligjor dhe të krijojë mundësi të reja investimi, veçanërisht për emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të investojnë kursimet e tyre në zhvillimin ekonomik të zonave malore.

Duke iu përgjigjur kritikave për ndikimin e mundshëm në zonat e mbrojtura, kreu i qeverisë theksoi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës nuk janë procese të papajtueshme. Ai solli si shembull modele europiane, si Austria, ku sipas tij turizmi dhe ruajtja e natyrës bashkëjetojnë përmes zhvillimit të kontrolluar dhe cilësor.

Në përfundim të reagimit të tij, Rama nënvizoi se Shqipëria duhet të ndjekë një model zhvillimi ku natyra nuk mbetet e izoluar nga ekonomia, por shndërrohet në një burim të rëndësishëm të rritjes ekonomike dhe turizmit të qëndrueshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat