back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRama iu premton BE-në shqiptarëve të SHBA-së/ Apelon për votat e tyre

Rama iu premton BE-në shqiptarëve të SHBA-së/ Apelon për votat e tyre

Kryeministri Edi Rama ka dalë para shqiptarëve të Nju Jorkut duke iu kërkuar votën.

Me argumentin se e ka mbajtur premtimin, pasi edhe mund të votojnë, Rama ka bërë thirrje që ta votojnë për të futur Shqipërinë në Evropë, në vitin 2030.

Tallëse në fakt kjo, pasi shqiptarët e Amerikës e kanë lëvzjen e lirë, mund të lëvizin në Europë dhe nuk iu duhet që të votojnë Ramën për një gjë të tillë.

Ky apel i Ramës vjen në një kohë kur shqiptarët e Shqipërisë, ata që jetojnë çdo ditë në këtë vend, diskriminohen dhe përplasen aeroporteve të Evropës.

Por, për ironi, Rama premton futjen e Shqipërisë në BE, por vetëm nëse ndihmohet me votat e diasporës.

“Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë.

Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur.

Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat