Jetojnë në Nju Jork, por janë të pakënaqur nga qeveria shqiptare.
Edhe diaspora duket se është e ndarë në dy grupe, një grup në protestë dhe një grup tjetër i entuziasmuar se po takohet me kryeministrin e Shqipërisë.
Kur pritej të niste takimi, një grup qytetarësh që jetojnë në Nju Jork, janë organizuar në një protestë me pankarta në duar.
Sipas tyre Rama është njësoj si Xhorxh Soros.
Qytetarët janë mbledhur para ndërtesës ku Rama do të mbajë takimin me shqiptarët e Nju York.
Ndërkohë të tjera pamje siç tregon fotoja e mëposhtme shfaqen nga brenda sallës ku do mbahet takimi me diasporën.