back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëRama në NY, ose 'anti-amerikanizmi'’ par ekselence

Rama në NY, ose ‘anti-amerikanizmi’’ par ekselence

Nga Akil Kraja

Misteri i Termit “Anti-amerikan” në Shqipëri

30 vite pas rënies së komunizmit, promovimi i termit “anti-amerikan” në hapësirën publike përbën një mister. Nuk janë vetëm sondazhet, por edhe e përditshmja që konfirmon se Shqipëria, ashtu si dhe opozita e saj, mbeten thellësisht pro-amerikane e pro-europiane. Një realitet që kontraston me këtë term të përdorur për herë të parë rreth fundit të vitit 2021.

Nëpërmjet tij, etiketoheshin ata që kërkonin që Sali Berisha të trajtohej me të njëjtin standart ligjor siç do të trajtohej çdo qytetar në perëndim. Kërkesa për transparencë e një proçes të drejtë që garantonte njëherazi prezumimin e pafajësisë, ashtu si dhe ndëshkimin e korrupsionit të çdo niveli, u cilësua si një qasje anti-amerikane.

Koha po tregon qe ky etiketim nuk është thjesht një retorikë e papërshtatshme, por pjesë e një strategjie për të minuar stabilitetin në Ballkan financuar nga interesa anti-perëndimore. Në një vend ku thuhet “hajduti thotë kapni hajdutin” tashmë kemi “një anti-amerikan thotë kapni anti-amerikanin”. Kjo është loja e komunikimit të Ramës për të shmangur çdo përgjegjësi të tij.

2. Kufijtë midis Protestës dhe Manipulimit

Prej ardhjes në pushtet, Rama ka ushqyer termin anti-amerikan si askush tjetër. Episodi i parë lidhej me protestën kundra armëve kimike të vitit 2013. Ndërkohë që popullata ashtu si dhe opozita doli masivisht në protesta, jo kundra Amerikës, por kundra mungesës totale të transparencës së Edi Ramës në trajtimin e tyre, ai u shprehej aleatëve se opozita shqiptare po protestonte kundra tyre.

Skandali i javëve të fundit i kontenierëve me skorje të rrezikshme konfirmoi që qeveria Rama është e aftë, si dje ashtu dhe sot, të vendosë në rrezik shëndetin publik për përfitime financiare korruptive.

I njëjti filtër leximi duhet ndjekur edhe për protestat kundër projektit të Skavicës apo termocentraleve lundruese në Vlorë të cilat nuk ishin anti-amerikane, por kundër abuzimeve të qeverisë. Diçka që ndodhi edhe me projektet e AADF-së (Butrinti dhe Piramida), ku zemërimi i qytetarëve u shkaktua nga keqpërdorimi i logos amerikane për interesa klienteliste, jo nga një qëndrim kundër partnerëve perëndimorë. Akoma më e rrezikshme, këtu mund të futen dhe reagimet kundra krijimit të shtetit bektashi. Rama fsheh korrupsionin e tij pas një retorike kinse pro-amerikane, duke thënë: “Nuk jam unë, janë ata.” 

3. Reforma në Drejtësi: Një Kalë Troje?

Në diskursin e Edi Ramës, kulmi i anti-amerikanizmit u arrit me reformën në drejtësi. Ai shprehet se opozita është kundra partnerëve euro-atlantikë teksa proteston prej muajsh për skandalet e Bashkisë Tiranë. Njësoj teksa opozita proteston prej 300 ditësh lirimin e liderit të saj. Por a bën sens? A mund të dalë dikush garant në Washington a Bruksel se vjedhjet e Veliajt tek inceneratori dhe tek 5D janë bërë në emër të tyre?

A mund të dalë dikush garant se një gjyqtare me tre emra është çertifikuesja e dizenjimit të Sali Berishës? A mundet të dalë dikush garant se Rama nuk ka shkelur asnjë ligj teksa McGonigal e Bilali janë dënuar të dy?

Në krahun tjetër trajtimi me dy standarte i dosjeve për të cilat akuzohen Berisha dhe Rama, duke goditur të parin e mbrojtur të dytin, dëshmon për kapjen e drejtësisë nga pushteti politik dhe instrumentalizimi i tij me qëllime të pastra elektorale.

Arrestimi i Berishes, Salianjit, Belerit e Metes nuk duket si një ofertë drejtësie, por si pengmarrje demokratike për të paralizuar opozitën nga pjesëmarrja efektive në zgjedhjet e ardhshme.

Teksa drejtësia po dështon, qytetarët do të humbin dhe më shumë besimin se ndryshimi vjen nëpërmjet institucioneve. Ata do të radikalizohen siç ndodhi me 7 tetor e siç do të ndodhë në vijim.

A është në interes të partnerëve tanë perëndimorë që Rama të ushqejë këtë instabilitet në emër të një stabiliteti të gënjështërt? Ata duhet ta dinë që në emër të tyre, sot në Shqipëri po instalohet një regjim autoritar që ka kapur drejtësinë, ekonominë dhe me to krimin e organizuar. 

4. Korrupsioni, Manipulimi dhe Rreziku për Demokracinë

Përgjimet në EncroChat nxorrën në pah një kapitull të zi të reformës në drejtësi. Korruptimi i aktorëve kyç të saj dëshmon se edhe partnerët nuk kishin një kontroll real të reformës. Ndaj Shqipëria dhe opozita jo vetëm e mirëpresin plotësisht, por kërkojnë që SHBA dhe BE të vijojnë të shfaqin një vëmëndje maksimale ndaj Shqipërisë, pasi korrupsioni që maskohet me retorikë pro-perëndimore ushqen në fakt ndjenjat më anti-amerikane në rajon.

A është burim stabiliteti që skandalet e shumta kriminalo-korruptive të qeverisë Rama të justifikohen me faktin se gjoka ai ka “visto për të abuzuar” nga perëndimi? A është burim stabiliteti që në një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, të lejohet në emër të partnerëve, instalimi i një sistemi elektoral ku kriminelët vrasës e trafikantë përcaktojnë kush bëhët deputet?

A është burim stabiliteti që në emër të disa ambasadorëve të përkohshëm, të lejohet përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partie-shtet?

Raportet shprehen se Kina, Rusia e aktorë të tjerë investojnë miliona dollarë në Ballkanin Perëndimor për të promovuar narrativën se “regjimet narko-autokratike në Ballkan mbështeten nga Perëndimi”. A duhet të mbrojmë politikanë si Rama dhe Vuçiç, duke bërë lojën e kundërshtarëve tanë gjeopolitikë?

Ndërkohë që Rama paguan mijëra dollarë për të parë një ndeshje basketbolli në New York, ai përfaqëson në fakt anti-amerikanizmin par ekselencë – një maskim i agjendës personale përmes përdorimit të partnerëve ndërkombëtarë për interesa korruptive. Shqipëria meriton një partneritet të sinqertë me SHBA-në dhe BE-në, jo një regjim që mbijeton duke manipuluar mbështetjen e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat