Prej vitesh, Samsung Electronics ka krijuar pajisje të dizajnuara sipas nevojave reale të njerëzve – si performancë më e mirë, kamera më të avancuara dhe mënyra më të zgjuara për t’u lidhur. Me Galaxy AI, përvoja shkon përtej asaj që pajisjet mund të bëjnë – fokusi është tek mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me to.
Ndërsa inteligjenca artificiale po kthehet me shpejtësi në ndërfaqen e re të përdoruesit, ajo po riformëson marrëdhënien tonë me teknologjinë. Telefoni i mençur nuk është më thjesht një përmbledhje aplikacionesh dhe mjetesh – ai po shndërrohet në një shoqërues të zgjuar që kupton qëllimin e përdoruesit dhe reagon në kohë reale. Ky transformim na zhvendos nga një botë reagimi, në një botë parashikimi – aty ku, me AI si ndërfaqe, qëllimi përmbushet menjëherë.
Gjenerata e re e pajisjeve Galaxy është ndërtuar që në themel rreth kësaj ndërfaqeje të fuqizuar nga AI, e përforcuar nga harduer i avancuar që çliron potencialin e tij të plotë. E ardhmja ka nisur të shpaloset dhe së shpejti do të prezantohet më e mira që Galaxy AI dhe Samsung kanë për të ofruar.
Më 9 korrik, Samsung Electronics do të organizojë ngjarjen Galaxy Unpacked në Brooklyn, New York – një lagje me shpirt të jashtëzakonshëm dhe histori të veçantë. Brooklyn është vendi ku mendimi vizionar dhe idetë e guximshme formësojnë të ardhmen, ndaj është mëse e përshtatshme që aty Samsung do të zbulojë risitë më të fundit dhe më të fuqishme të serisë Galaxy