KreuAktualitetKosovaAlarm për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Evakuohen deputetët

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Evakuohen deputetët

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit nga godina.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.

“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha Tahiri, teksa largohej nga objekti i Kuvendit.

Autoritetet e rendit kanë rrethuar zonën dhe pritet të kryejnë kontrolle të imtësishme për të verifikuar situatën.

Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo nëse është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë.

Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën përreth Kuvendit, deri në normalizimin e situatës.

Këtë të shtunë pritej të mblidhje Kuvendi i Kosovës ku do të bëhej përpjekja e radhës për konstituimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat