KreuAktualitetKronikëTeoritë për fluturimet nga Izraeli/ Reagon Aeroporti i Tiranës

Teoritë për fluturimet nga Izraeli/ Reagon Aeroporti i Tiranës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Pas teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës në rrjetet sociale për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar duke mohuar çdo ndryshim në programin e fluturimeve me Izraelin.

Në një sqarim publik, aeroporti bën të ditur se fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit po kryhen sipas orareve të planifikuara, pa shtim apo reduktim të frekuencave.

“Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit”, thuhet në njoftim.

Sipas aeroportit, dy fluturimet e së premtes janë pjesë e programit veror, i cili vazhdon deri në fund të tetorit. Gjatë këtij sezoni, tri kompani ajrore operojnë në linjën Tiranë–Tel Aviv, me një mesatare prej 22 deri në 24 fluturimesh në javë.

Për sezonin dimëror 2026–2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar dy fluturime në javë.

Aeroporti thekson gjithashtu se kompanitë që operojnë në këtë linjë bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej kohësh sjellin vizitorë nga Izraeli në Shqipëri.

Reagimi vjen në një ditë kur në rrjetet sociale u përhapën pretendime për një shtim të pazakontë të fluturimeve nga Izraeli, në të njëjtën kohë që në Tiranë mbahet protesta kundër qeverisë.

Për të verifikuar oraret dhe statusin e fluturimeve, pasagjerët mund t’u referohen kanaleve zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe kompanive ajrore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat