back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeKufiri Shqipëri–Kosovë pa ndalesa/ Rikthehet regjimi pa kontrolle në kufi

Kufiri Shqipëri–Kosovë pa ndalesa/ Rikthehet regjimi pa kontrolle në kufi

Që prej kësaj të premteje, 1 maj, Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer zyrtarisht regjimin e kalimit pa kontrolle kufitare për automjetet me targa të dy vendeve, një masë që do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.
Vendimi pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtarëve rritet ndjeshëm, veçanërisht në pikat kryesore kufitare si Morinë–Vërmicë.

Si do të funksionojë regjimi i ri

Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, automjetet me targa shqiptare dhe kosovare do të kalojnë kufirin pa ndalesa dhe pa iu nënshtruar procedurave standarde të kontrollit.
Ndërkohë, për mjetet me targa të huaja do të aplikohen vetëm kontrolle të shpejta, me qëllim shmangien e radhëve dhe vonesave në kufi.

Rikthim pas ndërprerjes dy mujore

Ky lehtësim rikthehet pas një periudhe dy mujore, pasi gjatë marsit dhe prillit u zbatuan kontrolle të plota në kufi. Megjithatë, edhe gjatë kësaj kohe, në fundjava dhe festa zyrtare u aplikua regjim i thjeshtuar për qytetarët e dy vendeve.

Ndikimi në turizëm dhe lëvizje

Modeli i kalimit pa kontrolle ka sjellë përfitime të dukshme ndër vite, duke nxitur turizmin, vizitat familjare dhe shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në orët e para të kësaj të premteje kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë qytetarë, shumica nga Kosova, duke treguar interesin e lartë për këtë lehtësim që në nisje të sezonit veror.
Autoritetet presin që fluksi të vijojë të rritet në javët në vijim, sidomos drejt zonave bregdetare shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat