Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Qeveria ka vendosur një limit prej 500 mijë lekësh për transaksionet me para fizike për individët dhe 100 mijë lekë për bizneset, duke synuar reduktimin gradual të parasë në qarkullim dhe kalimin te pagesat digjitale.
Banka e Shqipërisë nënvizon se kjo masë duhet të implementohet gradualisht për të dhënë kohë qytetarëve të përshtaten, ndërsa paralajmëron për rreziqet e mundshme, si mashtrimi apo mungesa e likuiditetit, për përdoruesit e rinj të instrumenteve elektronike.
Sipas BSH, përdorimi i parasë fizike është shumë më i kushtueshëm për ekonominë, rreth 1.7% e PBB-së, ndaj nisma synon kursimin dhe përshpejtimin e transaksioneve. Qeveria gjithashtu detyron të gjitha bizneset që brenda vitit 2026 të kenë të instaluara pajisje për pagesa elektronike.



