Në Komisionin e Medias vijojnë të dalin një për një skandalet e RTSH-së.
Mënyra se si Alfred Peza, hiqte punonjësit nga puna është denoncuar edhe njëherë në Komisionin e Medias.
“Unë të kam mbështetur gjithmonë. Unë kam dalë edhe nga mbledhja për këtë Ëngjëll Ndocajn edhe për Ëngjëll Musain, unë kam dalë nga mbledhja. Jam çuar dhe u kam thënë kolegëve që unë çohem dhe nuk marr pjesë në votim.
Është kështu apo jo? Nuk e përmende. Unë kam dalë nga mbledhja kur njerëzit pushoheshin nga puna dhe Alfred Peza nuk pranonte të kthehej asnjë në punë. Jo ato që janë janë”, tha Etmond Tullumani.
Pjesë nga debati:
Edmond Tullumani: Ndoqa një rend dite. Ndoqa një rend dite i cili thoshte pasi thotë s’kualifikohet ata që nuk kanë dokumentacionit apo kriteret dalin 5 kandidaturat. Vendimi i fshehtë është për dy.
Zhupa: Si arritët këtë që nga 10 dolët 5 e 2?
Edmond Tullumani: Arritëm sipas rendit të ditës që na kishte ofruar kryetari.
Zhupa: A ju nuk u bazuar te ligji pro te rendi i ditës?! Nëse kryetari do t’iu kishte vendosur zgjedhim drejtorit ju do të kishit zgjedhur drejtorin.
Edmond Tullumani: Jo, jo.
Bungo: Zonja Ina ju lutem se kam çerek ore që po mbaj dorën lart. Më lodhet dora.
Edmond Tullumani: Unë të kam mbështetur gjithmonë. Unë kam dalë edhe nga mbledhja për këtë Engjëll Ndocajn edhe për Engjëll Musain unë kam dalë nga mbledhja. Jam çuar dhe u kam thënë kolegëve që unë çohem dhe nuk marr pjesë në votim.
Është kështu apo jo? Nuk e përmende. Unë kam dalë nga mbledhja kur njerëzit pushoheshin nga puna dhe Alfred Peza nuk pranonte të kthehej asnjë në punë. Jo ato që janë janë.
Bungo: Për të ndihmuar ata anëtarë të Këshillit që diskutuan për këtë çështje dhe ata që kanë për të diskutuar të cilët thonë që ne nuk e dinim nuk jemi në kundërshtim me ligjin.
Në datën 11. 7. 24 unë kam bërë këtë shkresë : Në mbledhjen e Këshillit Drejtues e cila u zhvillua në 15.7 mbledhja pas shumë debatesh u ndërpre nuk u arrit qëllim një gjë e tillë ndodhi se unë refuzova shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga ana juaj sepse dokumentacion i kandidateve nuk plotëson kriteret ligjore.