Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjobë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike dhe kandidatët me gjobë prej 35 mijë euro.
Ky vendim i PZAP është publikuar në faqen e tyre zyrtare pas ankesës që kanë pranuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Po ashtu në këtë vendim thuhet se më datë 29.01.2025 PZAP ka pranuar ankesat e identifikuara për deklaratat nëpër tubime partiake të kryeministrit, Albin Kurti, të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të deputetit Dimal Basha, deputetes, Fitore Pacolli etj.



