back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i pronave në Zvërnec/ SPAK urdhëron kontrolle, në ‘sitë’ biznesmeni dhe...

Skandali i pronave në Zvërnec/ SPAK urdhëron kontrolle, në ‘sitë’ biznesmeni dhe ish-avokati

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar zhvillimin e disa kontrolleve në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit.

Sipas informacioneve paraprake, një nga personat ndaj të cilëve po ushtrohen veprime hetimore është Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në procese të falsifikimit të dokumentacionit të pronave në favor të interesave private.

Kontrolle janë ushtruar edhe ndaj biznesmenit Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese InfraKonsult sh.p.k.. Sipas raportimeve mediatike, Struga lidhet gjithashtu me kompaninë Albanian Land Development, e cila është përmendur si partnere në projekte investimi në bregdetin shqiptar.

Hetimet e SPAK fokusohen në një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, zonë që ka tërhequr vëmendje të madhe publike pas planeve për zhvillimin e një resorti luksoz turistik. Çështja ka marrë jehonë edhe për shkak të lidhjes së projektit me investitorin amerikan Jared Kushner.

Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publike detaje të mëtejshme mbi rezultatet e kontrolleve apo mbi personat që mund të jenë nën hetim. Veprimet e sotme konsiderohen pjesë e një hetimi më të gjerë për verifikimin e ligjshmërisë së përfitimit dhe regjistrimit të pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat