back to top
17 C
Tirana
E shtunë, 13 Qershor, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëTre pyetje pas reagimit të ministrit të Brendshëm

Tre pyetje pas reagimit të ministrit të Brendshëm

Nga Lutfi Dervishi

1. Nëse bëhet fjalë për tokë private, a mund të na shpjegoni se çfarë ndodh me vijën bregdetare, aksesin publik dhe zonën e mbrojtur? Me pak fjalë, a ka apo nuk ka interes publik në atë që po ndodh në Zvërnec?
2. Nga pamjet publike duket se pati dhunë ndaj protestuesve, por edhe dhunë ndaj efektivëve të policisë. Cili është bilanci i plotë sipas Ministrisë së Brendshme? Kush u dhunua, nga kush dhe çfarë po hetohet konkretisht?
3. Policia njoftoi ndalimin e një personi të përfshirë në tërheqjen zvarrë të protestuesit. A do të ketë të njëjtin standard ligjor edhe për personat e tjerë që shfaqen në video duke ushtruar forcë ndaj protestuesit, si edhe për çdo protestues që ka përdorur dhunë apo spray ndaj policisë?
Një përgëzim:
Policia e Shtetit arriti deri në pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës për raportim të pasaktë.
Rasti i parë që ndëshkohet rrena në polici. Ditë historike.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat