KreuAktualitetKronikë“Radari për plagjiaturat jashtë funksionit”/ Taulant Muka ironizon Karamuçon

“Radari për plagjiaturat jashtë funksionit”/ Taulant Muka ironizon Karamuçon

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Studiuesi Taulant Muka ka reaguar ashpër ndaj Ervin Karamuços, duke e akuzuar se nuk po merret me rastet e pretenduara të plagjiaturës në Universitetin e Tiranës, ndërsa shfaqet në ekranet televizive duke folur për çështje të tjera.

Në një denoncim publik, Muka e ironizon Karamuçon për deklaratat e tij mbi dronët kamikazë, duke e akuzuar se nuk po tregon të njëjtin interes për atë që ai e cilëson si “plagjiaturë dhe shkatërrim intelektual” në universitet.

Muka përmend në reagimin e tij rektorin Hoxha, Ervin Demon, Ulsi Manjën, Evis Kushin dhe Ogerta Manastirliun, duke ngritur akuza për plagjiaturë dhe vjedhje intelektuale. Ai nuk paraqet në reagimin e publikuar prova konkrete për secilin prej personave të përmendur.

Duke iu drejtuar Karamuços në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Etikës në Universitetin e Tiranës, Muka kërkon që institucioni të hetojë pretendimet për plagjiaturë dhe të marrë masa ndaj personave që, sipas tij, mund të kenë përfituar padrejtësisht grada apo tituj shkencorë.

“Ne taksapaguesit të paguajmë që të hetoni plagjiaturat dhe t’i çoni para ligjit ata që kanë vjedhur intelektualisht dhe kanë mashtruar me gradat dhe tituj shkencorë, jo që të bëni ‘llap-llap’ nëpër ekrane televizive!”, shkruan Muka në reagimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat