KreuAktualitetKronikëProtestat/ Kush fsheh fytyrën, gjobë deri në 6 muaj burg

Protestat/ Kush fsheh fytyrën, gjobë deri në 6 muaj burg

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ligjore kundër dhunës gjatë protestave, duke njoftuar ndryshime që prekin Kodin Penal, kompetencat e Policisë së Shtetit dhe Kodin e Etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar.

Gjatë prezantimit të paketës kundër dhunës dhe anarkisë urbane, Rama u ndal edhe te protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku pretendoi se kishin marrë pjesë persona të ardhur nga Spanja, të cilët i cilësoi si “mercenarë”, me synimin për të nxitur dhe ushtruar dhunë. Kryeministri nuk dha në deklaratën e tij detaje apo prova për këtë pretendim.

Një nga ndryshimet e njoftuara lidhet me thirrjet për dhunë në rrjetet sociale. Sipas Ramës, kur policia identifikon përmbajtje që nxit dhunën, do t’i kërkojë autorit fshirjen e saj dhe, në rast moszbatimi, do të ndërmarrë hapa ligjorë.

“Kur identifikon një thirrje për dhunë në rrjetet sociale, Policia i dërgon një njoftim menjëherë për fshirjen e njoftimit. Nëse nuk fshihet, Policia vepron përmes ndjekjes penale”, deklaroi Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se prania e personave të maskuar gjatë protestave do të trajtohet përmes ndryshimeve në Kodin Penal. Sipas tij, maskimi gjatë tubimeve është aktualisht i ndaluar nga ligji ekzistues, por qeveria synon ta përfshijë këtë çështje edhe në legjislacionin penal.

Pjesë e paketës janë edhe masat që prekin mësuesit e arsimit parauniversitar. Rama deklaroi se ata nuk duhet të përdorin autoritetin e tyre për të përfshirë nxënësit në protesta të paligjshme dhe paralajmëroi masa disiplinore ndaj atyre që shkelin këto rregulla.

“Asnjë mësues nuk mundet t’i çojë fëmijët në protesta të paligjshme, duke përdorur autoritetin e tij. Kush e bën do pezullohet apo përjashtohet”, u shpreh kryeministri.

Paketa e re ligjore, sipas Ramës, synon t’i japë policisë më shumë mjete për të parandaluar dhunën dhe për të ndëshkuar personat përgjegjës për shkeljet gjatë tubimeve. Masat e paralajmëruara pritet të konkretizohen përmes ndryshimeve ligjore përkatëse.

Fjala e plotë e Ramës:

Pas një pune intensive në bashkëpunim me partnerët europianë, bazuar në jurisprudencën e gjykatës europiane, në koordinim me partnerët italianë e francezë, duke u mbështetur në ekperiencën e tyre kundër kësaj flame anti-demokratike, kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane. Kjo paketë parashikon që protesta qytetare mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Përgjegjësia është gjithmonë vetiake.

Ndryshimet për ligjin për tubimet. Ligji për tubimet është i vitit 2001. Ai nuk parashikon asgjë për mjetet dixhitale. Ndryshimet i japin policisë kapacitete parandaluese për vende publike dhe më të ndjeshme, aftësi reaguese për fenomenin e thirrjes për dhunë në rrjetet sociale. Konkretisht perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme. Kur identifikon një thirrje për dhunë në rrjetet sociale, Policia i dërgon një njoftim menjëherë për fshirjen e njoftimit. Nëse nuk fshihet, Policia vepron përmes ndjejes penale. Identifikimi i personave të maskuar. Sot në ligjin ekzistues prania e personave të maskuar në protestë është e ndaluar. Por ne do ta përfshijmë këtë në kodin penal.

Sanksione të parashikuara. Nuk ndodh askund në asnjë vend të BE që një grup njerëzish të ushtrojë arbitrarisht lirinë e protestës, duke u mohuar të tjerëve lirinë e lëvizjes në qytet, duke u penguar punën dhe shkollën. Pjesëmarrja në një tubim pa leje, mos-dëgjimi i thirrjeve për shpërndarje dhe fshehja e identitetit do të gjobiten deri në 500 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Ndërsa bllokimi i qarkullimit do të gjobitet me 5 mijë lekë të reja.

Me VKM krijohet regjistri i posaçëm elektronik i personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit. Ky regjistër administrohet nga Policia dhe përmban të dhënat e identifikimit të këtyre shtetasve. Do u refuzohet dalja nga vendi personave që synojnë t’i shmangen veprave penale. Do njoftohen edhe autoritetet e huaja për rrezikshmërinë që ai paraqet. Përfshi edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren. Të jetë i bindur çdo person, foftë si ata me bluza të bardha dhe me maska që kishin ardhur dje si mercenarë për të ushtruar dhunë, dhe që tregonin muskujt para Ministrisë së Arsimit, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të riyrë i qetë në Europë, pa mbaruar punë me drejtësinë këtu në Tiranë.

Kodi i etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar. Asnjë mësues nuk mundet t’i çojë fëmijët në protesta të paligjshme, duke përdorur autoritetin e tij. Kush e bën do pezullohet apo përjashtohet.

Ndryshimet në kodin penal, ndjekin praktikat më të mira të vendeve të BE-së. Këto dispozita ndëshkojnë dhunën, nxitjen e saj, kanosjen dhe përndjekjen. Ato e përjashtojnë shprehimisht protestën paqësore, kritikën politike, satirën dhe gazetarinë. Kush kapet me armë apo sende të tjera të paligjshme dënohet deri në 2 vite burg. Shkatërrimi i pronës gjatë tubimeve dënohet më rëndë sesa aktualisht. Dënimi më i rëndë shkon kur thirrja u drejtohet fëmijëve.

Fshehja e fytyrës, gjobë deri 6 muaj burg (kur në protest ka dhunë). Nuk ndëshkohet kush e zbulon fytyrën sapo dëgjon urdhrin e policisë. Shkatërrimi i pronës (dënim dyfish kur prek shkolla, etj). Goditje ndaj policëve apo qytetarëve, rritje me 1/3 e dënimit kur është i maskuar. Nxitja për dhunë në rrjetet sociale, plackitje, etj. Dënimi më i rëndë kur thirrja u drejtohet fëmijëve, ose kur pas saj ndodh dhuna. Kanosja online, dënim më i gjerë.

Kush publikon të dhëna që ekspozojnë persona ndaj sulmeve, bëhet objekt i kodit penal. Përdorimi i AI kur i shkaktojnë dëm personit bëhet vepër penale (jo satira etj). Kanosja ndaj funksionarëve dhe familjeve të tye, personave publikë dhe familjeve të tyre, janë vepra penale. Mbrohen edhe nga kanosja online por me dënim më të ashpër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat