Dëmtimi i Harry Kane, në ndeshjen ndaj Dortmund, ka shqetësuar jo pak stafin e Bayern. Klubi bavarez, nëpërmjet një postimi në website-n zyrtar, ka treguar situatën e sulmuesit anglez.
“Harry Kane ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë ndeshjes së Bayern-it kundër Borussia Dortmund në Bundesliga. Ky është rezultati i një ekzaminimi të bërë nga stafi mjekësor i Bayern-it. Kjo do të thotë se Bayern nuk do ta ketë në dispozicion 31-vjeçarin Harry Kane”- shkruan klubi. Sipas asaj që shkruajnë media, Kane mund të mungojë për disa javë.