Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Barcelona pësoi disfatë 1-2 ndaj Las Palmas, në ndeshjen e La Liga të luajtur këtë të shtunë. Pas takimit, sulmuesi i katalanasve, Raphinha u shpreh se skuadra ka humbur shumë nga cilësia e lojës që kishte në fillimin e sezonit.
“Ne kemi ulur nivelin tonë dhe ndeshjet po bëhen më të vështira. Ne po bëjmë shumë gjëra gabim. Duhet të përmirësojmë atë që po bëjmë gabim. Qëllimi im? Nuk më intereson goli, ne humbëm”, – tha ai.



