back to top
20.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia‘Ura’ zbërthen mafien/ Prokuroria zbulon rolin e dy efektivëve dhe një avokati...

‘Ura’ zbërthen mafien/ Prokuroria zbulon rolin e dy efektivëve dhe një avokati të fuqishëm

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka goditur një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në këtë grup janë të implikuar dhe dy efektivë policie, njëri me profil të lartë, ndërsa prokurori Vladimir Mara sqaroi rolin e tyre në këtë çështje.

“2 punonjës të policisë së shtetit të arrestuar, njëri prej me pozicion të rëndësishëm. Në njërin rast bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal dhe një në policinë kufitare të Durrësit.

Sa i përket personave për të cilët janë ekzekutuar masat e sihurimit, roli i tyre është i rendësishëm, organizatorë të këtyre grupeve, kemi pasur edhe nëndarje të këtyre grupeve, por 10 prej tyre, nuk janë ekzekutuar masat e sigurimit.

Njëri prej policëve, kishte rol në grupin e strukturuar kriminal. Jemi në fazën e dyshimeve. Ndërsa polici tjetër, kishte rolin e korruptuesit të zyrtarëve”, tha prokurori Mara.

Më pas, ai shtoi se: “Ndërsa një avokati dyshohet për 4 raste të ndikimit të paligjshëm te zyrtarë të ndryshëm, përfshirë të drejtësisë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat