KreuAktualitetZgjedhjet-Alibeaj: Rezultati poshtë pritshmërive tona/ "Marrim përgjegjësi"

Zgjedhjet-Alibeaj: Rezultati poshtë pritshmërive tona/ “Marrim përgjegjësi”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, që hynë bashkë në zgjedhjet e 11 majit dhe si koalicion nuk fituan dot as edhe një mandat në Kuvend, në një konferencë për mediat thanë se rezultati ishte poshtë pritshmërive të tyre.

Alibeaj theksoi se duhet ta gjejnë përgjegjësinë tek vetja, se përse nuk krijuan besim tek njerëzit.

“Fakti është fakt. Rezultati ishte poshtë pritshmërive tona.

Ne duhet të gjejmë përgjegjësinë tek vetja, tek paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin, qëndrimeve tona, që ishin realiste.

Sa duket dështuam që të ngjallim entuziazëm. Kjo ishte hierarkia e parave që disponon çdo parti. Ne kishim financa modeste”, tha Alibeaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat