KreuDrejtësiaProkurori Berexha i lidhur me PD-në/ Zgjohet Shoqata e Prokurorëve pas sulmit...

Prokurori Berexha i lidhur me PD-në/ Zgjohet Shoqata e Prokurorëve pas sulmit të Ballës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili akuzoi prokurorin e Tiranës, Arbër Berexha, për lidhje politike me Partinë Demokratike, pasi ky i fundit urdhëroi lirimin e protestuesve të arrestuar.

Në një deklaratë publike, Shoqata shpreh shqetësimin për deklaratat që, sipas saj, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e prokurorëve dhe u bën thirrje përfaqësuesve politikë që kritikat t’i mbështesin në fakte, duke shmangur aludimet e pambështetura.

“Pavarësia e prokurorëve është garanci për një drejtësi të paanshme dhe zbatimin e barabartë të ligjit për këdo”, thuhet në reagim.

Shoqata thekson se llogaridhënia duhet të mbështetet në fakte dhe procedura ligjore, ndërsa vendimmarrja e prokurorëve duhet të jetë e lirë nga presionet dhe ndikimet politike.

Reagimi vjen pas deklaratave të Ballës për gazetarët, pas mbledhjes së Kuvendit, ku ai foli për protestat në kryeqytet dhe veprimet e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.

Gjatë prononcimit, Balla kritikoi prokurorin Arbër Berexha, i cili një ditë më parë urdhëroi lirimin e protestuesve, duke deklaruar se arrestimet ishin të paligjshme.

“Një prokuror i Tiranës që dihet për lidhje politike me anëtarë të PD-së, i cili me një të rënë të lapsit pushon çështjen. Nuk di nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në detyrë apo shpresoj të jetë në detyrë”, deklaroi Balla.

Pretendimet për lidhje politike të prokurorit u artikuluan nga Balla, ndërsa në reagimin e saj Shoqata e Prokurorëve nuk shprehet mbi themelin e vendimit për lirimin e protestuesve, por vë theksin te nevoja që prokurorët të ushtrojnë funksionet e tyre pa presion politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat