back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha nuk përmbahet më/ “Çdo ambasador do të shpallet terrorist dhe...

Berisha nuk përmbahet më/ “Çdo ambasador do të shpallet terrorist dhe do të gjykohet me rreptësi”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për terroritë dhe armiq të vendit.

Ai ka premtuar se çdo patronazhist do të shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohet me rreptësinë më të madhe.

Të njëjtin fat nën udhëheqjen e Berishës pret dhe çdo ambasador dhe punonjës ambasade.

Sipas tij ata do të ndiqen si kriminel elektoral, për veprimtarinë në favor të PS-së.

Deklarata e plotë:

Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.

Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre.

I siguroj se do mjerohen me ndëryrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës.

Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë.

Shqetësimi juaj është i drejtë. U garantoj se që tani, Rama po bën gjithçka për të gjetur mekanizmat për manipulimin e asaj vote, nëpërmjet ambasadave dhe rrugëve të tjera, krimit, botës së krimit. Nuk është e rastit i dashur mik, që emëron për shqiptarët jashtë vendit njeriun më të inkriminuar sot në politikën shqiptare, pas Edi Ramës, Taulant  Ballën.

Ju i dini tashmë lidhjet e Ballës me bandat e Elbasanit, Shkodrës, Fushë Krujës janë të dokumentuara në qindra e qindra faqe. Në kilometra bisedash telefonike, Taulant Balla është i përzier në çdo akt kriminal, gjer vrasje të individëve të trafiqet e mëdha të drogës etj. Pra, Edi Rama e emëroi Taulant Balla në mënyrë që votën e diasporës, të përdorë krimin e organizuar, organizatat kriminale shqiptare jashtë vendit për të kontrolluar votën e diasporës.

PD do të vendosë kontakte intensive me vendet partnerë dhe do të ju kërkojë atyre të kontribuojnë në zbulimin e angazhimit të bandave kriminale nga Taulant Balla në procesin e votimit. Ndërkohë po shqyrtohen të gjitha procedurat mbi rregullat dhe udhëzimet që të jenë, transparente dhe të parandalojnë abuzimet. Natyrisht po të keni konstatuar se ambasadat janë shndërruar në instrumente elektorale, garantoj çdo ambasador dhe punonjës ambasade se do të ndiqet si kriminel elektoral, për shkeljen e ligjeve të vendit për veprimtarinë e tij në favor të çdo partie politike, por në këtë rast të PS-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat