back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Në BKH dhe gjykatë ka njerëz digjitalë”/ Berisha zbulon informatorët ku merr...

“Në BKH dhe gjykatë ka njerëz digjitalë”/ Berisha zbulon informatorët ku merr dosjet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se çështjen e inceneratorit të Tiranës, do ta ndjekin në Strasburg.

Sipas tij dosja është dorëzuar nga SPAK në mënyrë antiligjore te Prokuroria e Tiranës.

“Duhet ta dini se dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Ndonëse kallëzues është PD, në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, Dumani refuzon t’i dorëzojë kallëzuesit të çështjes.

Pse e bën këtë? E bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente.

Sigurisht që ne do e sigurojmë dosjen se BKH ka njerëz digjitalë. Ka edhe në gjykatë punonjës digjitale të ndershëm, por ne dosja na takonte zyrtarisht se jemi kallëzuar, PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës”, ka thënë Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Siç e shihni kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.

Hapi ynë i radhës përveç qëndrimit politik, ne gjithnjë kemi shpresës në Strasburg si çështje, prandaj do i ndjekim, por këta vonojnë shumë. Sidoqoftë do të bëjmë gjyq publik. Do ta marrim dosjen dhe do ti njohim shqiptarët, do u tregojmë fytyrën e vërtetë të këtyre kriminelëve në SPAK, të cilët ndajnë para me vjedhësit dhe me kriminelët.

Si mundet ai të mos na japë ne, dosjen, që jemi kallëzuesit. Mund pasi merr 200 mijë euro apo 300 mirë euro ryshfet. Ndryshe nuk bëhet kurrë kjo. Këto janë vetëm pagesa, është transaksion, histori transaksioni.

Si mundet të hapesh ti padi penale dhe të thuash se, ka dyshime të mjaftueshme, se njëri ka firmosur se i ka dhënë tjetrit para, dhe tjetri nuk ka asnjë firmë, si mundet. Mundet se ky tjetri që thotë, hap padi, tani që do të prishë dhe kopështin, ky të ka prurë çantën me para.

Ju duhet të dini edhe një gjë, që ryshfeti në proporcion është 4-5 fishuar me drejtësinë e re.  Është ryshfeti, është korrupsioni diktues madhor i veprimtarisë së tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat