GKKO ka miratuar kërkesën e së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, regjistruar me nr. 106, datë regjistrimi 31.07.2024 me objekt “Dërgimin
në gjyq të procedimit penal me nr. 255/1 të vitit 2020”, ndaj 12 të pandehurve.
Çështja ka lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku tetë prej të pandehurve përfshirë Lefte Kokën kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Ata janë, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
31.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të
procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka,
Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu,
Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Silena Tola dhe
Jetmir Llapaj”.
- Në seancën e datës 13.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare
Rudina Palloj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 106, datë 13.12.2024,
vendosi: - Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, regjistruar me nr. 106, datë regjistrimi 31.07.2024 me objekt “Dërgimin
në gjyq të procedimit penal me nr. 255/1 të vitit 2020”; - Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020 të Prokurorisë së
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të pandehurve:
2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të
Kodit Penal.
2.2 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin
25 të Kodit Penal.
2.3 Erjon Murataj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të
Kodit Penal.
2.4 Taulant Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të
Kodit Penal.
2.5 Namik Simixhiu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin
25 të Kodit Penal.
2.6 Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
parashikuar nga nenet 248 në lidhje me nenin 25 dhe 323 pg 1 të Kodit Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
2.7 Valbona Ballgjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin
25 të Kodit Penal.
2.8 Sidita Kopliku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të
Kodit Penal.
2.9 Bledar Karoli, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të
Kodit Penal.
2.10 Alba Thoma, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin
25 të Kodit Penal.
2.11 Silena Tola, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”,
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të
Kodit Penal.
2.12 Jetmir Llapaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin
25 të Kodit Penal. - Së bashku me vendimin për dërgimin e çështjes ne gjyq dhe aktet e fashikullit të
gjykimit, i dërgohen gjykatës së themelit edhe kërkesat e të pandehurve (1) Lefter
Koka, (2) Bledar Karoli, (3) Erjon Murataj, (4) Taulant Tusha, (5) Namik
Simixhiu, (6) Valbona Ballgjini, (7) Sidita Kopliku dhe (8) Jetmir Llapaj, për
gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose
mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi. - Bazuar në parashikimet e nenit 332/ë të K.Pr.Penale urdhërohet formimi i
fashikullit të gjykimit i cili do të përmbajë (i) aktet e paraqitura në Prokuroria e
Posaçme, bashkëlidhur kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq (gjithsej 39
volume se bashku me provat materiale); (ii) aktet e depozituara nga Prokuroria ne
seance paraprake dhe (iii) aktet e gjykimit në seancë paraprake. - Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për përcaktimin e
trupës gjyqësore të themelit. - Në referim të nenit 332/gj, pika 1 të K.Pr.P kundër këtij vendimi nuk lejohet
ankim.