KreuAktualitetKosovaVideo/ Tensionohet situata jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, përplasje me policinë

Video/ Tensionohet situata jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, përplasje me policinë

Pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, situata është tensionuar jashtë ambienteve të Gjykatës Speciale në Hagë, ku prej orësh ishin mbledhur mijëra shqiptarë në pritje të vendimit.

Në pamjet e publikuara nga fotografi holandez Bob van Keulen, shihen përplasje mes disa prej të pranishmëve dhe policisë, ndërsa raportohet edhe për shoqërimin e disa personave.

Në video shihen gjithashtu persona që përpiqen të qetësojnë turmën, ndërsa forcat e policisë ndërhyjnë për të kontrolluar situatën.

Tensionet kanë nisur pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan në total me 81 vite burgim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat