back to top
-0.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetLuçiano Boçi: Policia ka humbur toruan, po intimidon protestuesit

Luçiano Boçi: Policia ka humbur toruan, po intimidon protestuesit

Përplasje e imponuar nga policia dhe në mungesë të arsyes, e ka cilësuar Luçiano Boçi, ndërhyrjen e policisë te “Pallati me Shigjeta”, ku janë shoqëruar dy protestues. Në një deklaratë për A2, Boçi theksoi se ndalimi i tyre është i paligjshëm:

“Përplasja është kërkuar e imponuar nga policia e cila është në mungesë të arsyes totale, sepse PD e ka lajmëruar protestën në dhe polica e ka marrë njoftimin duhet ta respektojë këtë të drejtë. Ka ndodhur gjithmonë ndalime e arrestime dhe e çuditshme është që ndalimet e arrestime janë cilësuar të paligjshme nga gjykata dhe çuditërisht policia vijon të kryej të njëjtin rit duke ndaluar e arrestuar protestuesit”.

Boçi tha se kjo bëhet me urdhra politikë me qëllimin e vetëm për të intimiduar dhe frikësuar protestuesit:

“Qëllimi është intimidimi, frikësimi i të tjerëve se duan që qytetarët të mos qëndrojnë dhe herë pas here kryejnë akte të tilla. Kjo është një mënyrë e zgjedhur e policisë, sepse sipas ligjit ajo nuk duhet të ndërhyjë, por të mbarëvajë protestën dhe jo të ushtrojë presion ndaj qytetarëve. Gjykoj që kjo polici ka humbur toruan, kontrollin e vetvetes, referencën ndaj ligjit dhe nën urdhra politikë kryen akte të tilla pa kuptim. E drejta e protestës prevalon mbi të gjitha të drejtat e tjera”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat