back to top
-1.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetAgron Gjekmarkaj: Një polic më shtyu me duar dhe më gjuajti me...

Agron Gjekmarkaj: Një polic më shtyu me duar dhe më gjuajti me shkelma/ Reagon Berisha

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj pretendon se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai shprehet se edhe pse i është prezantuar si deputet, përsëri ndaj tij është ushtruar dhunë.

Deputeti demokrat shprehet se e kanë shtyrë dhe e kanë gjuajtur me shkelma.

Veprimet e policisë, deputeti i PD-së i konsideron si provokim, ndërsa thekson se qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar.

“I thashë jam nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.

E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë.

Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj per mediat.

Edhe kreu i PD Sali Berisha reagoi direkt për këtë ngjarje.

“Kriminelë me uniformë kanë goditur Agron Gjekmarkajn. Ky është akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama. Ai po ndjek me tmerr protestën dhe po targeton drejtuesit e saj. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha kreu i Partisë Demokratike.

“E siguroj Edi Ramën dhe Ervinin me tre mbiemra, se do të mbahen përgjegjës personalë për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të Parlamentit. Edi Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin e tij dhe interesat e tij nuk ndalet ndaj asnjë krimi. Por opozita do t’i tregojë vendin, siç e meriton”, shtoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat