back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKrimet Ekonomike në Graçanicë, shoqërohen në polici dy zyrtarë të komunës

Krimet Ekonomike në Graçanicë, shoqërohen në polici dy zyrtarë të komunës

Dy zyrtarë të komunës së Graçanicës janë shoqëruar në polici.

Kjo u konfirmua nga kryetarja e komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariqi, në një prononcim për media.

Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se aksioni u krye nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, tha Kelani për Klankosova.tv

Më tej, ai tha se aksioni po vazhdon dhe se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat