Hetimet e SPAK dhe thirrja e Erion Veliajt për t’u marrë në pyetje, është pasuar me reagime.
Kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik.
Sipas Lapajt, ai është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat.
“Do bëhesh si Erioni thonë…njësoj si gogoli që u tregohet fëmijëve kur bëjnë rrëmujë.
Nuk do e harroj kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj.
Në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.
Është politikani që u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë.
Inkurajoj SPAK të hetojë tej tij edhe shefin e tij, Edi Ramën.
Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë”, përfundon reagimin Lapaj.