back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaI akuzuar për trafik droge/ Pushohet çështja ndaj babait të Arbër Çekajt

I akuzuar për trafik droge/ Pushohet çështja ndaj babait të Arbër Çekajt

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 12.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e akuzës
ndaj personit nën hetim Selim Çekaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale
“Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si “Grup i
strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi
i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal,
pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin
Nr. 146, datë 27.12.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.

Pushimin e procedimit penal me Nr. 192, të vitit 2021, në ngarkim të personit nën
hetim Selim Çekaj, i regjistruar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer
në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar
kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28, 333/a dhe 334 të Kodit
Penal.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat