back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiAsllani kërkon vazhdimësi: Kam qëndruar shumë kohë në stol

Asllani kërkon vazhdimësi: Kam qëndruar shumë kohë në stol

Kristjan Asllani foli për InterTV pas fitores 1-0 të zikaltërve në Champions League kundër Sparta Pragës:

“Bëmë atë që duhej të bënim. Na duhej shumë përqendrim. Sidomos në pjesën e parë dominuam, ishim të mirë në menaxhimin e lojës. Ka ende diçka që mungon, ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo renditje”, ka thënë mesfushori shqiptar i Interit, që luajti 71 minuta në transfertën në Çeki.

Ju jeni duke luajtur me vazhdimësi? “Më bëjnë mirë këto minuta, kam qenë shumë në pankinë. Jam i lumtur që e vesh këtë fanellë dhe jam shumë i fokusuar në çdo ndeshje të vetme. E rëndësishme ishte të fitonim sot, tani le të mendojmë për Leçen. Ne e dimë se sa e vështirë është ajo ndeshje jashtë fushe”, ka thënë mes të tjerash Asllani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat