back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëAskush nuk mund ta dijë se ku po shkon kryeministri Edi Rama...

Askush nuk mund ta dijë se ku po shkon kryeministri Edi Rama sot?

Nga Spartak Ngjela

Sot nuk ja fare politikë në favor të Shqipërisë. Flet sikur është i fikur në shpirt, dhe imiton Enver Hoxhën në gjeste.

Ky derëzi e punëzi gjithmonë e ka ditur një gjeni Enver Hoxhën, prandaj tani e imiton edhe në gjeste por sidomos në ecje. Një komedi është kjo që po luan Rama, por shteti po e vuan shumë komedinë e tij.

Në fakt me dredhitë dhe paratë e tij të fituara si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai mori më në fund Partinë Socisliste.

Po çfar po bën tani si kryeministër?

Asgjë.

Latinët e mëdhenj këti lloj drejtuesi apo princi i kanë thënë:

Ex nihilo nihil – nga asgjëja vjen sërish asgjë.

Prandaj nuk po shohim dot asgjë. Dhe do të vijojë asgjëja në Shqipëri, që në shqipen klasike e kanë thënë dhe i thonë edhe sot: Një hiç është kjo!

E pra, prandaj ne sot po shohim një hiçasgjë që e ka ngrirë zhvillimin shqiptar.

Po ku i gjen të ardhurat ky shtet, në një kohë që sot në Shqipëri nuk ka thuajse fare një prodhim industrial?

Shqipëria sot po jeton me remitancat e emigracionit shqiptar. Janë mbi një milionë emigrantë shqiptarë sot në Perëndim, dërgesat e tyre këtu, që janë rretj 4 miliard dollarë, bashkohen gjithashtu edhe ato para që po fitohet nga turizmi, i cili vijimisht ështënë rritje.

Kjo është gjendja ekonomike, duke shtuar këtu edhe prodhimin e bakrit e kromit nga minierat klasike të Shqipërisë.

Dhe duhet thënë që kriza është në bujqësi, sepse ndoshta 40 përqind e tokës punuese në Shqipëri ështe ende djerrë, sepse nuk ka krahë pune.

Fshatarët e Shqipërisë janë në një numur të madh në emigracion. Por, po të punojnë tokat e tyre në Shqipëri do të fitonin 3 herë më shumë se në emigracion, por këtu në Shqipëri kanë frikë për të ardhmen, dhe sidomos për të ardhmen e fëmijëve.

Dhe, pse ndodh kjo, kur nga 4 300 000 që është sot popullsia e Shqipërisë, 1 200 000 shqiotarë janë në Perëndim ?

Kjo, në fakt, është një gjendje normale, dhe pozitive për Shqipërinë, dhe Shqipëria është drejt Bashkimit Evropian, prandaj emigracioni në Evropën e Bashkuar është një risi pozitive në zhvillimin aktual të Republikës së Shqipërisë.

II.

Ja kjo është gjendja jonë, dhe çështja duhet parë me objektivitet, sepse emigracioni sot ka krijuar stabilitetin e gjendjes mesatare të mirëqenies në Shqipëri.

Po prodhimi industrial, a do të fillojë sërish në Shqipëri, pas shkarkimit të 500 uzinave dhe fabrikave që prishi në Shqipëri Beogradi me bandën Berisha që erdhi në pushtet në Shqipëri në vitin 1992, dhe që në tre vite rresht shkatërro 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri.

Dhe koha po ecën në një enigmë në Shqipërinë e sotme.

Të shohim se çfarë do të bëjë kapitali privat, i cili deri tani nuk ka asnjë mbështetje shtetërore

Atëherë?

Asgjë, dhe gjithçka do të ecë po njëlloj.

Po shqiptarët çdo të bëjnë?!!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat