KreuDrejtësiaSPAK mbyll gojën e qytetarëve në rrjetet sociale/ Nuk lejon më komente...

SPAK mbyll gojën e qytetarëve në rrjetet sociale/ Nuk lejon më komente në postimet e tij

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mbyllë hapësirën e komenteve në rrjetet sociale, duke kufizuar mundësinë e qytetarëve për të reaguar drejtpërdrejt ndaj postimeve të institucionit.

Vendimi tërheq vëmendjen për shkak të rolit që SPAK ka në jetën publike dhe interesit të lartë që ngjallin çështjet që trajton. Institucioni, i cili sipas sondazheve renditet ndër më të besuarit nga qytetarët, është vazhdimisht në qendër të diskutimeve publike për hetimet dhe dosjet që lidhen me zyrtarë të lartë, politikën dhe korrupsionin.

Mbyllja e komenteve vjen në një kohë kur rrjetet sociale janë kthyer në një nga hapësirat kryesore ku qytetarët shprehin qëndrimet dhe reagimet e tyre ndaj institucioneve publike.

Kjo praktikë është parë më shpesh te personazhet publike dhe influencerët, të cilët zgjedhin të kufizojnë komentet, veçanërisht kur përballen me reagime negative. Por vendimi i një institucioni si SPAK për të mos lejuar më komente ngre pikëpyetje mbi hapësirën që u lihet qytetarëve për të shprehur publikisht qëndrimet e tyre.

Deri më tani, nuk bëhet e ditur nëse ky vendim është i përkohshëm apo nëse SPAK ka vendosur ta mbajë këtë kufizim në mënyrë të vazhdueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat