back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiLojtari shqiptar zyrtarizohet te Cluj/ Shifra e transferimit

Lojtari shqiptar zyrtarizohet te Cluj/ Shifra e transferimit

Lindon Emërllahu është zyrtarizuar te Cluj në Rumani. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e ekipit të parë të Ballkanit prej vitit 2021, ndërsa spikati me fanellën e kampionëve të Kosovës.

Detajet e transferimit të tij tashmë janë bërë zyrtare. Pronari i Cluj, Nelu Varga, ka treguar se janë paguar 700 mijë euro për shërbimet e 22-vjeçarit.

Po ashtu Ballkani ka ruajtur përqindje nga kartoni i tij, në rast shitje. Emërllahu te Ballkani e kishte kontratën të vlefshme deri në vitin 2026, për këtë dhe klubi vendosi të hiqte dorë prej shërbimeve të tij pas ofertës së bujshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat