Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Borussia Dortmund do të përballet me Sporting, në kuadër të Play Off të Champions. Në prag të këtij takimi, trajneri i bavarezëve, Niko Kovac doli në konferencë.
“Na pret një atmosferë e zjarrtë. Dhe një kundërshtar shumë i fortë, i aftë të na vërë në vështirësi kur ata të kenë topin. Duhet të punojmë së bashku dhe të jemi të koncentruar për të gjithë 90 minutat. Jam i bindur se do t’ia dalim.
Kemi parë disa elementë premtues kundër Shtutgartit. Ne treguam në stërvitje dhe përmes videove se si do të donim të luanim. Thjesht duhet ta zbatojmë në praktikë, vetëm duhet të marrim vendimet e duhura. Do t’ia arrijmë.”



