back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetNën hetim nga SPAK-u/ Bushka jep llogari para grupit parlamentar socialist

Nën hetim nga SPAK-u/ Bushka jep llogari para grupit parlamentar socialist

Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur rreth hetimeve të SPAK-ut ndaj saj.

Ashtu si një ditë më parë në rrjete sociale ajo ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se çiftin Veliaj i ka miq

 “Përfshirja e emrit tim në hetimin e kryetarit të bashkisë, lajm që si ju e kam dëgjuar nga mediat përmes një deklarate për shtyp të SPAK. Në cilësinë e kryetares së komisionit të Ligjeve dhe si person që i është përkushtuar drejtësisë gjithë jetën, ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se institucionet e reja të drejtësisë, të krijuara nga ky parlament dhe PS si mazhorancë kanë fituar vetbesimin e mjaftueshëm duke na çliruar ne nga pozicioni i mos komentimit të çështjeve.
Premisa e dytë niset nga shqetësimi i thellë për funksionimin e shtetit të së drejtës. Në cilësinë e kryetares së komisionit të ligjeve kam përgjegjësinë që këto shqetësime t’i ndaj me ju dhe me opinionin publik.

Jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por kam bashkëpunuar me të edhe para se të isha deputete. Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë dhe jam krenare për punën që kemi bërë së bashku për transformimin e kryeqytetit. Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës duke e mbështetur si mike, në nivelin njerëzor. Me Erionin kam pasur mundësi të flas më rrallë, por në çdo rast kam transmetuar besimin tim te e drejta”, u shpreh ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat