Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë përsipër të çmontojë dosjen e SPAK-ut ndaj Erion Veliajt.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama ka thënë se minimumi që mund të bëhet kur kryebashkiaku i Tiranës merret nga zyra dhe dërgohet në qeli, është që të tregohen provat.
“Është shumë e rëndësishme të jemi shumë të rëndësishme të mos harrojmë se jemi garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO. Kjo dëgjesë duhej bërë sepse nuk ka një hapësirë tjetër për të thënë qetësisht të vërtetën tënde, në një mjedis kur vërteta shkelmohet pa pushim dhe ku media të kërkojnë dhe të tregojnë ka prova apo jo.
Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustanë kur kryetari i baskisë nuk vesh bizhu dhe fustane, të marrë një njeri që ka një kontratë me qytetarët, duhet të tregosh minimalisht fustanët dhe bizhutë, provat. Dhe nuk kemi më ne as ça diskutojmë, as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë dhe prandaj i kërkoj edhe njëherë mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat. Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, por ka një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë ato personazhe, shkak-pasojë, por nuk ka prova”, ka thënë Rama.
Më tej ai ka komentuar edhe procedurat e ndjekura gjatë hetimeve.
Rama foli për nje person, pa i përmendur emrin, për të cilin ai tha se nuk janë respektuar standardet e një procesi të rregullt ligjor.
Sipas tij ky është një shembull i abuzimit me autoritetin dhe një praktikë e papranueshme për një vend me institucione të pavarura.
“Ma thoni dot ju mua, nuk figuron fare se nuk do e thosha. Është një person që nuk e di pse është thirrur. Për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që po çon fëmijën me karrocë në kopsht? Hajde me ne, i thuhet në mëngjes.
Pavarësia e institucioneve është e plotë, por këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën 3-vjeçar në karrocë dhe t’i thuhet ‘hajde me ne’? Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja dhe t’i thuhet ‘e shikon atë godinën atje, është burgu, atje mund të përfundosh’? Edhe mendo për djalin 3-vjeç.
Jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz i kam takuar dhe kam folur me ta , pa asnjë lidhje me Erionin. Një artist është në gjendje të rëndë psikologjike më tha dikush, sepse e kishin marrë. E kam kërkuar nuk kishte telefon, ia kishin marrë dhe nuk ia kishin kthyer më. Ku jemi këtu? E kam marrë nga telefoni i gruas dhe kam dëgjuar nga ana tjetër një grua që vetëm qante. Mua personalisht më ka ardhur turp kur e takova, kur kam menduar që jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti dhe personi që më ka kujtuar veten time, unë pak më i prapë se ai sepse nuk u preka emocionalisht.
Ma thoni dot ju mua, nuk figuron fare se nuk do e thosha. Është një person që nuk e di pse është thirrur. Për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që po con fëmijën me karrocë në kopsht? Një baba që po ccon fëmijën në kopsht me karrocë. Hajde me ne. Ku jemi këtu ne? I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë. Mirëpo këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç në karrocë, në rrugë dhe t’i thuhet hajde me ne, në mëngjes. Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja dhe t’i thuhet, e shikon atë godinën atje, e di ça është ajo? Nga ta di ai, ai është profesor, njeri i artit, që ka nderuar Shqipërinë. Nga ta dijë ai? Është burgu ai i thanë. Atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, për çfarë është nevoja për këtë?”, u shpreh ai.