back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

Kosova ka nënshkruar Konventën e Lubjanës-Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Konventa u nënshkrua nga ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, të premten në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, pas bartjes së kompetencave të plota tek ai nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Belgjika është shtet depozitar i Konventës së Lubjanës – Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare, ndërsa deri më tash nënshkrimi i saj është bërë nga më shumë se dyzet shtete të tjera”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i Konventës së Lubjanës-Hagës është të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale mes shteteve palë, me synimin për të forcuar luftën kundër mosndëshkimit për krimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe aty ku është e zbatueshme, krimeve të tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat