Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në rrjetet sociale, ka vijuar serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve.
Ai u ndal tek vota e diasporës dhe rëndësia që ka ajo për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE.
Rama tha se “ 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”.
“Kuvendi mori më në fund dje vendimin, më mirë vonë se kurrë. Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar shpenzimet e votimeve me postë.