Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi deklaratën e kreut të PD-s, Sali Berisha, për shkrirjen e SPAK-ut.
Ai ka përsëritur se është kundër ndalimit të Erion Veliaj, por që nuk mund të ndalojë ekzekutimin e masës së sigurisë.
“Jam kundër ndalimit të kryebashkiakut të drejtësisë por nuk mund të ndaloj ekzekutimin e masës së sigurisë, e pra kjo ka ndodhur në këtë vend. Nga bufi që thotë do shkrij SPAK-un, do të shkrijë Noc Rrokun.
Duam një drejtësi të re të pavarur por europiane, kur prokurori bën punën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit, ku i pandehuri prezumohet i pafajshëm por jo vetëm me fjalë.
Thonë na jep votën se do shkrijmë SPAK. Nuk mund të shkrish një institucion se po bën punë e tij, mbase jo gjithmonë mirë, por po bën punën e vet.
SPAK, GJKKO dhe sistemi i drejtësisë kanë mbështetjen time dhe solidaritetin tim kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht dhe gjithë mbështetjen e qeverisë. Së bashku do të luftojmë për të përmirësuar standardet”, ka thënë Rama.